Ka mbetur pa klub, Paul Pogba viziton vendin e shenjtë në muajin e Ramazanit

Paul Pogba ende nuk ka gjetur një klub të ri, pasi ka shkëputur kontratën me Juventusin.
Futbollisti francez i cili ishte i dënuar për doping, gjatë muajit mars mund të rikthehet në fushë, pasi i përfundon dënimi, shkruan IndeksOnline.
Duke mos qënë i angazhuar në asnjë klub, Pogba ka gjetur kohë dhe ka vizituar qytetin e Mekes në Arabi, dhe vendin e shenjtë Qaben.
Ai njihet si një musliman i devotshëm, dhe e ka vizituar këtë vend gjatë muajit të Ramazanit./IndeksOnline/
