75 Mall Live Search
11:19 / E Diele, 02 Mars 2025 / L A

Mësohet se kush do të referojë në ndeshjen Real-Atletico në Ligën e Kampionëve

Është mësuar edhe emri i atij që do të ndajë drejtësinë në derbin e Madridit në Ligën e Kampionëve.

Bëhet fjalë për francezin Clement Turpin, i cili kishte referuar në ndeshjen e fundit të Realit atë ndaj Cityt.

Francezi, madje kishte referuar edhe finalen e vitit 2022 ku Reali kishte mposhtur Liverpoolin si dhe gjysmëfinalen e vitit të kaluar të Realit ndaj Bayern Munichut.

Përballja e të martës do të jetë e 10-ta mes tyre në Ligën e Kampionëve, me Realin që kishte fituar 5 herë mes tyre 2 finale ato të 2014 dhe 2016, ndërsa Atletico ka fituar vetëm 2 herë dhe 2 herë është mbyllur barazim./IndeksOnline/