Sa mandate do t’i shtohen VV-së e LDK-së pas numërimit të votave me postë, Cakolli publikon statistikat

Eugen Cakolli nga koalicioni i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim ka publikuar projeksionet e ndarjes së mandateve në Kuvendin e Kosovës me mbi 30% të votave me postë të numëruar.
Ai shkroi në Facebook se sipas këtij trendi, LVV është afër t’i sigurojë 49 mandate, ndërsa LDK-ja është afër ta marrë edhe një mandat deputeti. Partia në pushtet, ai thotë se s’e ka të garantuar mandatin e 49-të, ndërsa PDK-ja mund ta humbë një ulëse në Kuvend.