Angelina Jolie e ka të vështirë t’u besojë meshkujve pas përvojës me Brad Pitt

Divorci i Angelina Jolie nga Brad Pitt mund të ketë përfunduar, por aktorja e njohur nuk ka ndërmend të hyjë në një lidhje të re së shpejti.
“Ajo e ka të vështirë t’u besojë meshkujve pas asaj që kaloi me Brad”, tha një burim për Us Weekly, duke shtuar: “Ajo nuk e ka përjashtuar këtë, por nuk po kërkon asgjë serioze tani.”
Sipas të njëjtit burim, aktorja 49-vjeçare “nuk mendon se do ta kalojë ndonjëherë traumën” e marrëdhënies së saj me Pitt 61-vjeçar. “Ajo nuk po kërkon dashuri tani”, thekson burimi, duke shtuar se Jolie ndihet “e kompletuar” me jetën e saj ashtu siç është.
Ajo është “e lumtur me fëmijët dhe jetën e saj të përditshme”, thotë i njëjti person për Us Weekly. Aktorja fituese e Oskarit ndan kujdestarinë e gjashtë fëmijëve të saj me ish-bashkëshortin.