75 Mall Live Search
18:47 / E Diele, 02 Mars 2025 / FR

Numërohen mbi 47 për qind e votave me postë, ky është rezultati

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka përditësuar rezultatet nga numërimi i votave me postë.

Bazuar në të dhënat e KQZ-së, janë numëruar 47.34 e vendvotimeve.

Lëvizja Vetëvendosje deri tani ka marrë 14 mijë e 432 vota, apo 51.34 për qind.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka aktualisht 8 mijë e 360 vota apo 29.74 për qind.

Partia Demokratike e Kosovës ka 2 mijë e 283 vota, apo 8.12 për qind.

Koalicioni AAK, Nisma dhe të tjerët i ka marrë 1 mijë e 167 vota apo 4.15 për qind.

Rezultatet finale nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të publikohen të mërkurën e 5 marsit.