Po e tregon klasin e tij në Superiore, Baton Zabërgja ftohet te Kosova për ndeshjet ndaj Islandës

Futbollisti Baton Zabërgja është ftuar nga trajneri Franco Foda te Kombëtarja e Kosovës për ndeshjet e muajit mars ndaj Islandës.
RTSH Sport raporton se lojtari i Dinamo City është ftuar për dy takimet e play-offit që “Dardanët” i zhvillojnë ndaj Islandës në UEFA Nations League, shkruan Indeksonline
23-vjeçari gjatë këtij sezoni është duke zhvilluar ndeshje tejet të mira në Superiore. Ai ka shënuar 10 gola në 26 ndeshje, duke përfshi këtu edhe pesë asiste.
Zabërgja ishte ftuar edhe për ndeshjet e nëntorit në vitin e kaluar, por nuk arriti të luante asnjë minutë./Indeksonline/