Ky është objekti ku u gjend pa shenja jete vëllai i Unikatilit

Sot rreth orës 18:00, policia është njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në lagjen Arbëria në Prishtinë.
Burime të Indeksonline kanë bërë të ditur se viktima është Mentor Palokaj, vëllau i reperit të njohur Unikkatil.
Indeksonline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku ka ndodhur rasti.
Policia po vazhdonë të qëndorjë në rrugën “Vicianum”, aty ku ndodhur edhe ngjarja.
Ndërsa burimet e IndeksOnline ka mësuar se trupi i pajetë i Palokaj, është tërhequr nga vendi i ngjarjes.
Për rastin është deklaruar edhe zëdhëndësja policia e rajonit të Prishtinë, Flora Ahmeti, ku njoftoi se 42-vjeçari është gjetur pa shenja jete në një banesë.
Më poshtë mund të shihni pamje./IndeksOnline/