75 Mall Live Search
09:36 / E Hënë, 03 Mars 2025 / L A

Arsenali gjen zëvëndësuesin e Edus

Arsenali është pa drejtues sportiv që nga largimi i Edus në nëntor të vitit të kaluar.

Dhe duket që Arsenali ka gjetur zëvëndësuesin e tij, me italian Andrea Berta që është favoriti kryesor për të marrë këtë post.

Italiani, kishte qenë më parë drejtor sportiv i Atletico Madridit dhe gjatë kohës së tij, Atletico u shndërrua në një nga top klubet më të mëdha në botë.

Berta, ishte i kërkuar nga Milani, por kishte refuzuar “Rossonerët” pasi që kishte arritur marrëveshje me një klub të madh që me shumë gjasë do të jetë Arsenali./IndeksOnline/