75 Mall Live Search
09:42 / E Hënë, 03 Mars 2025 / k.v

Plagoset një person në Prishtinë, dy të dyshuar ndodhen në arrati

Një tentativë vrasjeje ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Prishtinë, ku një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri pas një mosmarrëveshjeje me dy persona të panjohur. 

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30, transmeton portali IndeksOnline.

“Viktima, një mashkull kosovar, ka pranuar trajtim mjekësor pas plagosjes, ndërsa autorët e sulmit, të cilët ishin pasagjerë në momentin e incidentit, janë ende në arrati”, thuhet në njoftimin e policisë. 

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe është në kërkim të të dyshuarve. Autoritetet bëjnë thirrje për bashkëpunim nga qytetarët që mund të kenë informacione lidhur me vendndodhjen e tyre. 

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim te qytetarët, ndërsa mbajtja e armëve pa leje vazhdon të mbetet një sfidë për sigurinë në vend./IndeksOnline/