Lexuesi i buzëve zbulon se çfarë tha aktorja pasi nuk fitoi çmimin “Oscar”

Aktorja Demi Moore, ylli i filmit horror “The Substance”, ishte një nga favoritët për të fituar Oscarin për “Aktoren më të Mirë”, por fitorja nuk ndodhi dhe çmimi i shkoi 25-vjeçares Mikey Madison për rolin e saj në filmin Anora.
Një video e reagimit të ftohtë të aktores 62-vjeçare kur ajo u shpall fituese në atë kategori është bërë virale në rrjetet sociale, transmeton Indeksonline.
Lexuesi i buzëve Nicola Hickling zbuloi për DailyMailit se çfarë tha aktorja në atë moment.
“Demi tha “e bukur”, por nuk buzëqeshi teksa e tha. Trupi i saj pothuajse u shtrëngua sikur duhej ta thoshte atë”, tha Hickling.
Edhe pse shumë ishin të kënaqur me fitoren e Mikey, fansat e Demi Moore u mblodhën në rrjetet sociale dhe u ankuan se aktorja nuk po triumfonte./Indeksonline/
jack antonoff’s reaction to mikey madison winning best actress over demi moore 😭😭 pic.twitter.com/5va9W4PMx0
— madison ☾ .*・。゚ (@LDRcoven) March 3, 2025