75 Mall Live Search
14:48 / E Hënë, 03 Mars 2025 / k.v

Arrestohet 50-vjeçari i dënuar për vjedhje të rëndë në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të shpallur në kërkim, i cili ishte i dënuar me 8 muaj burg efektiv për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Në bazë të veprimeve operative-hetimore, njësiti për realizimin e urdhëresave i Stacionit Policor Prizren-Veri ka arritur të identifikojë, lokalizojë dhe arrestojë E. M., 50 vjeç, nga Krusha e Vogël, Prizren.

I njëjti ishte në kërkim pasi Gjykata Themelore e Prizrenit e kishte dënuar me 8 muaj burg efektiv. Pas arrestimit, E. M. është shoqëruar fillimisht në Stacionin Policor Prizren-Veri, për t’u dërguar më pas në vuajtje të dënimit në institucionin përkatës./IndeksOnline/