75 Mall Live Search
08:42 / E Martë, 04 Mars 2025 / AR

Leo i propozon martesë Leles? (video)

Dy ish-banorët e “BBVK” Leonardo Gashi dhe Lela Seferi po e vazhdojnë lidhjen e dashurisë edhe pas përfundimit të këtij formati.

Si pakica e çifteve, ata duket se po ndërmarrin një hap tjetër të rëndësishëm për jetën e tyre, shkruan Indeksonline.

Natën e mbrëmshme kanë shijuar momente romantike ku shihet se Leo është treguar i kujdesshëm duke e surprizuar Lelen në një ambient magjik.

Vëmendje mori “unaza” të cilën e ka krijuar me pallomë.

Lela këtë gjest shakaje e ka publikuar në “Instastory” duke ua treguar edhe ndjekësve./Indeksonline/