75 Mall Live Search
09:25 / E Martë, 04 Mars 2025 / S Z

Qeveria rrit shpenzimet, ja sa harxhoi për tre muaj

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat mbi llogaritë qeveritare për tremujorin e katërt të vitit 2024, duke treguar një rritje si në të hyrat ashtu edhe në shpenzimet e Qeverisë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas raportit të ASK-së shpenzimet e qeverisë janë  janë më të mëdha në tre mujorin e katërt të vititi 2024, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.  

Gjithsej shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme në TM4 2024 ishin 1 miliard e 134 milion euro. Ndërsa shpenzimet në TM4 2023 ishin 1 miliard e 062.2 milion Euro.

 Në raport thuhet se pjesën më të madhe të shpenzimeve , e përbëjnë Kontributet sociale dhe përfitimet me 24%, formimi i kapitalit bruto 22%, kompensimi i punëtorëve me 18%, konsumi i ndërmjetëm 14%. Ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori tjera të shpenzimeve.

Ndërkaq  edhe të hyrat e Qeverisë në TM4 2024 janë rritur krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak TM4 2023.

 Gjithsej të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në TM4 2024 ishin 941.6 milion euro. Ndërsa të hyrat në TM4 2023 ishin 806.5 milion Euro.

 Pjesën më të madhe te të hyrave e përbëjnë Tatimet në produkte, të cilat paraqesin 67 % të totalit të të hyrave, Tatimet rrjedhëse në të ardhura 13%, Aktivet dhe detyrimet financiare 12%. Ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori tjera të të hyrave./Indeksonline/