“Jeni bërë heronj të mediave kosovare dhe Albin Kurtit,” kryeparlamentarja serbe me akuza ndaj opozitës!

Kryeparlamentarja serbe, Ana Bërnabiq ka akuzuar opozitën për sjelljen e tyre në seancën e sotme.
Ajo ka pasqyruar raportimin që mediat kosovare kanë bërë për tymin dhe flakën në parlament.
Bërnabiq nuk ka lënë pa përmendur edhe kryeministrin e Republikës, Albin Kurtin, transmeton Indeksonline.
“Po ju tregoj se jeni bë heronjë të mediave shqiptare. Heronjë të Albin Kurtit. Shpresojë se jeni të lumtur.
Kjo është veq një pjesë e raportimit të mediave shqiptare. Dhe kjo po tregon se kush është pro dhe kundër Serbisë”, është shprehur ajo.
Kujtojmë se në Kuvendin e Serbisë ka filluar seanca e parë e seancës së rregullt pranverore.
Por situata ka eskaluar si pasojë e refuzimit të kërkesave të opozitës për futjen e dy pikave në rendin e ditës.
Në seancë duhej të konfirmohej edhe dorëheqja e kryeministrit Vuçeviq.
Në kuvend është hedhur gaz lotsjellës ndërsa nuk ka munguar edhe rrahja fizike mes pozitës dhe opozitës. /Indeksonline/