75 Mall Live Search
14:38 / E Martë, 04 Mars 2025 / Z S

KQZ: Sot përmbyllet procesi i votave më postë

Zëdhnësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi nga Qendra e numërimit të votave dhe rezultateve ka bërë të ditur se sot pritet të përfundojë procesi i numërimit të votave me postë.

Elezi është shprehur po ashtu se sot ka nisur numërimi i votave me kusht.

‘’Sot pritet të përfundojë procesi i votave me postë. Pastaj sot ka nisur edhe procesi i votave me kusht, e pastaj do të nis numërimi i votave të personave me nevojave të veçanta’’, ka thënë Elezi.

Ai ka folur edhe lidhur me ankesat që po kanë vëzhguesit në Qendrën e Numërimit të Votave dhe Rezultateve.

Lidhur me këtë Elezi ka thënë se secila palë që ka ankesa lidhur me procesin mund të bëjnë ankesë në PZAP./Indeksonline/