75 Mall Live Search
14:51 / E Martë, 04 Mars 2025 / k.v

Pamje nga brenda Burgut të Sigurisë së Lartë – Të burgosurit angazhohen në renovime

Të burgosurit në Burgun e Sigurisë së Lartë janë duke kryer punime për renovimin e hapësirave të brendshme të institucionit.

Punimet po zhvillohen në dhomat e qëndrimit, banjot, korridoret dhe ambientet e përbashkëta, me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës dhe higjienës. Ky aktivitet po realizohet nën mbikëqyrjen e stafit teknik dhe sipas standardeve të sigurisë.

Shërbimi Korrektues i Kosovës thekson se përfshirja e të burgosurve në këto punime synon jo vetëm përmirësimin e kushteve, por edhe rehabilitimin dhe angazhimin e tyre në aktivitete të dobishme.

Ky institucion mbetet i përkushtuar në krijimin e kushteve sa më të mira për të burgosurit, duke avancuar proceset rehabilituese dhe risocializuese në përputhje me standardet ndërkombëtare.