75 Mall Live Search
17:17 / E Martë, 04 Mars 2025 / k.v

Aksident trafiku në lagjën “Kodra e Trimave”– Policia në vendngjarje (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, ku janë përfshirë dy automjete, transmeton IndeksOnline.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e aksidentit dhe po merret me hetimin e rastit.

Përveç dëmeve materiale, të cilat janë të dukshme edhe në fotografitë e siguruara nga IndeksOnline, nuk ka informacion ende për gjendjen shëndetësore të personave të përfshirë në aksident.

Hetimet janë në vazhdim dhe policia rrugore po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes./IndeksOnline/