75 Mall Live Search
07:50 / E Mërkurë, 05 Mars 2025 / MSH

Mot i kthjellët dhe me diell

Mot i kthjellët dhe me diell parashihet edhe përgjatë ditës së mërkurë. Ultësirave mund të paraqiten kushte për mjegullinë, apo mjegull mëngjesore.

Temperaturat minimale zbesin nën 0C, deri në -4C e -1C, ndërsa maksimalet gjatë ditës vijojnë me trend rritës deri në 15C e 17C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindja 2-5m/s.

Mot kryesisht me diell po parashihet edhe ditëve vijuese deri në fundjavë dhe më i ngrohtë, me maksimale që arrinë deri në 20C e 21C të premten.

Temperaturat minimale gjithashtu shënojnë rritje mbi 0C në fundjavë. Ditën e premte dhe shtunë kalojnë vranësira, por kryesisht shtresore të larta.

Nga dita e premte do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugu e juglindja 2-6m/s, njofton Mendimi për motin.