75 Mall Live Search
08:17 / E Mërkurë, 05 Mars 2025 / MSH

Ministria e Financave publikon datën e ankandit të radhës të letrave me vlerë

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 12 mars 2025 do të mbahet ankandi i tretë për vitin 2025.

Në këtë ankand, do të emetohen obligacione me maturitet 5-vjeçar, në shumën prej 20 milionë eurosh.

Investimi në obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.