75 Mall Live Search
08:25 / E Mërkurë, 05 Mars 2025 / L A

E konfirmon agjenti i Yamal-it: Ai do të nënshkruajë kontratën e re me Barcelonën

Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, pa dyshim është e ardhmja e këtij klubi.

Yamal, po arrin të impresionojë të gjithë në futboll ndonëse është vetëm 17-vjeçar.

Spanjolli, tashmë pritet gjithnjë e më shumë të vazhdojë kontratën e re me agjentin e tij, Jorge Mendes që e konfirmoi këtë gjë.

“Lamine Yamal do të nënshkruajë kontratën e re me Barçan, me siguri. Kjo është e garantuar. Ne folëm vetëm për Laminen sot, ai do të qëndrojë me një marrëveshje të re”, u shpreh Mendes.

Këtë sezon Yamal, është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Barcelonës, i cili ka shënuar 11 gola dhe 16 asistime në 35 paraqitje./IndeksOnline/