Legjenda Schmeichel parashikon fituesin e Champions Leagues: Bayern Muncheni e fiton në shtëpi!

Peter Schmeichel, ish-portier i shumë skuadrave europiane ka parashikuar Ligën e Kampionëve për sezonin aktual 2024/25.
Ai mendon se Bayern Muncheni do jetë fitues i këtij sezoni, pasi edhe finalja e madhe luhet në Mynih të Gjermanisë në “Allianz Arena”, shkruan Indeksonline
Sipas Schmeichelit, në finale do të shkoj Real Madridi së bashku me skuadrën nga Bundesliga.
“Unë mendoj se Real Madridi kundër Bayern Munchenit do të jetë finalja. Dhe Bayerni e fiton në shtëpi”, u shpreh Peter Schmeichel.
Kujtojmë se në vitin 2012, Bayern Muncheni e kishte humbur titullin e Champions Leagues në “Allianz Arena”, pasi ishte mposhtur nga Chelsea./Indeksonline/