Bekim Jashari zbulon amanetin e të rënëve për liri

Në Komunën e Prishtinës po mbahet seanca solemne, me rastin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
Në mesin e pjesëmarrësve, krahas krerëve komunalë, është edhe Bekim Jashari, i cili në emër të familjes heroike pranoi një mirënjohje nderi, shkruan IndeksOnline.
Përpara të pranishmëve, Jashari u shpreh se amaneti që lanë pas paraardhësit e tij është i shenjtë: të jemi të bashkuar për të lartësuar shtetin tonë.
“Në emër të mixhës Rifat, ju falënderojmë për këtë mirënjohje që tregoni vazhdimisht. Sot, duke kujtuar dhe nderuar ata që dhanë jetën për lirinë, nuk përulemi para të kaluarës, por ndërtojmë të ardhmen. Ata na lanë një amanet të shenjtë: të jemi të bashkuar për të lartësuar shtetin tonë.
Kosova duhet të jetë vendi që ata ëndërruan, ku çdo qytetar jeton me dinjitet dhe shpresë. Lavdi dëshmorëve të Kosovës”, u shpreh Jashari.