Komiteti Për Çështje Politike dhe Demokraci diskuton anëtarësimin e Kosovës, Musliu-Shoshi jep detaje nga takimi

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka ndarë detaje nga takimi i sotëm i Komitetit për Çështje Politike dhe Demokraci.
Një delegacion i deputetëve përfaqësoi Republikën e Kosovës në këtë takim, ku mes të tjerash u diskutua edhe ngritja e statusit të Kosovës në këtë organizatë.
“Në fillim të takimit, me kërkesë të kryetarit të Grupit të EPP, Pablo Hispán, u votua për shtyrjen e kësaj pike nga rendi i ditës, një zhvillim i papritur që nuk ishte paraparë as në grupet politike dhe as si mundësi.
Kjo situatë tregon nevojën për mobilizim si shtet, në bashkëpunim me aleatët tanë, për të krijuar një strategji të qartë që do të sigurojë realizimin e prioriteteve dhe agjendave tona në arenën ndërkombëtare”, u shpreh Musliu-Shoshi./IndeksOnline/