Të dyshuar për spiunazh, dalin para gjykatës Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi

Ka nisur seanca e shqyrtimit fillestar në çështjen penale ndaj të pandehurve Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi.
Ata dyshohen për spiunazh për Agjencinë Serbe të Sigurisë dhe Informacionit (BIA).
Seanca po mbahen në Pallatin e Drejtësisë, shkruan Indeksonline.
Kujtojmë se në Prokurorinë Speciale të Kosovës në shkurt të 2025-s ka ngritur aktakuzë ndaj Shabanit dhe Qerimit për veprën penale “Spiunazh”.
Ata dyshohet se i kanë dhënë informacione Shërbimit Sekret Serb (BIA), mbi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), masakrat në Kosovë, Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, Policinë e Kosovës e Inspektoratin Policor të Kosovës.
Ata dyshohen se kanë zhvilluar takime fizike në Serbi me zyrtarë të lartë të BIA-s dhe një ish-komandant të Policisë së Serbisë dhe udhëheqës i operacionit policor-ushtarak në njërën nga masakrat që ishte kryer në Kosovë gjatë luftës.
Ata akuzohen se këto informacione i transmetuan edhe përmes telefonave dhe e-maileve.
Të dyshuarit ngarkohen me veprën penale “Spiunazhi”, ndërsa Muharrem Qerimi edhe me veprën penale “Armëmbajtje pa leje”./Indeksonline/


