Kina thotë se është e gatshme për “çdo lloj lufte” me SHBA-në

Kina ka paralajmëruar SHBA-në se është e gatshme për “çdo lloj” lufte, pasi u kundërpërgjigj ndaj tarifave tregtare në rritje të [residentit Donald Trump.
Dy ekonomitë kryesore të botës i janë afruar një lufte tregtare pasi Trumpi vendosi më shumë tarifa për të gjitha mallrat kineze. Kina u hakmor shpejt duke vendosur tarifa midis 10-15% për produktet bujqësore amerikane.
Ambasada kineze në Uashington, në një postim në X, tha: “Nëse lufta është ajo që dëshiron SHBA-ja, qoftë një luftë tarifash, një luftë tregtare apo çdo lloj lufte tjetër, ne jemi të gatshëm të luftojmë deri në fund”.
Kjo është një nga retorikat më të forta deri më tani nga Kina që kur Trumpi u bë president dhe vjen teksa liderët më të lartë të vendit u mblodhën në Pekin për hapjen e Kongresit Kombëtar Popullor vjetor, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Të mërkurën, kryeministri i Kinës Li Qiang njoftoi se Kina do të rrisë përsëri shpenzimet e saj të mbrojtjes me 7.2% këtë vit dhe paralajmëroi se “ndryshimet e paparë në një shekull po shpalosen në të gjithë botën me një ritëm më të shpejtë”. Kjo rritje ishte e pritshme dhe përputhet me shifrën e shpallur vitin e kaluar.