75 Mall Live Search
21:28 / E Mërkurë, 05 Mars 2025 / S Z

ShBA-ja e konfirmon se do të mbajë bisedime të drejtpërdrejta me Hamasin për pengjet e Gazës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po zhvillojnë bisedime me Hamasin për pengjet e mbajtura në Gaza, ka konfirmuar Shtëpia e Bardhë.

Washingtoni deri më tani ka shmangur angazhimin e drejtpërdrejtë me Hamasin dhe ka një politikë të gjatë të SHBA-së kundër të paturit kontakt të drejtpërdrejtë me grupet që i liston si organizata terroriste.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, u tha gazetarëve në një konferencë se Izraeli ishte konsultuar përpara bisedimeve.

Lajmet për bisedimet u raportuan fillimisht nga Axios, i cili tha se të dy palët po diskutonin lirimin e pengjeve amerikane si dhe një marrëveshje më të gjerë për t’i dhënë fund luftës.

“Kur bëhet fjalë për negociatat që ju i referoheni, para së gjithash, i dërguari special që është i angazhuar në ato negociata ka autoritetin” tha Leavitt.

Puna e të dërguarit special për pengjet, Adam Boehler ishte një “përpjekje me mirëbesim për të bërë atë që është e drejtë për popullin amerikan”, shtoi ajo, shkruan BBC, transmeton Klankosova