Joshua Kimmich e konfirmon largimin nga Bayern Muncheni: Skuadrat e interesuara luajnë rol të madh në vendimin tim!

Futbollisti i Kombëtares së Gjermanisë, Joshua Kimmich, pas përfundimit të ndeshjes ndaj Leverkusenit në Champions League foli mbi të ardhmen e tij.
Mbrojtësi/mesfushori në njëfarë mënyre konfirmoi largimin nga “bavarezët” në fund të këtij sezoni, shkruan Indeksonline
Ai thotë se të ardhmen do ta zbulojë së shpejti dhe se klubet që i kanë bërë oferta ia kanë ndryshuar mendjen për të mos qëndruar te Bayern Muncheniu.
“Klubet e tjera kanë luajtur rol për të ardhmen time. Nuk dua t’i tregoj cilat janë ato, por së shpejti do të marrë vendimin”, u shpreh fillimisht Kimmich.
Lojtari gjerman po ashtu tregoi se çfarë ndodhi që nuk firmosi kontratën e re.
“Plani im ishte të merrja vendimin mbi të ardhmen para pushimit ndërkombëtar. Klubi nuk e donte këtë, gjë që është legjitime. Vlerësoj që më dhanë shumë kohë. Ishte e rëndësishme të nisja mirë këtë sezon pas një sezoni të vështirë të kaluar dhe të ndërtonim përsëri një marrëdhënie me njëri-tjetrin. Klubi tani donte të merrte një vendim para dy ndeshjeve kundër Leverkusen. Nuk e di nëse do të jetë në mes të dy ndeshjeve [kundër Leverkusenit], por patjetër do të jetë para pushimit ndërkombëtar”, vazhdoi ndërkaq Kimmich
30-vjeçari pritet të largohet nga Bayern Muncheni me parametra zero, pasi kontrata i skadon në fund të muajit qershor të këtij viti./Indeksonline/
🚨💣 Joshua Kimmich: “Other clubs also play a role in my decision on the future”.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) March 6, 2025
“I won’t mention which clubs, but there will be a decision soon”. pic.twitter.com/MdB2nC4QFi