75 Mall Live Search
10:58 / E Enjte, 06 Mars 2025 / S Z

Konjufca: Familja Jashari na mësoi se liria nuk fitohet pa armë e pa dëshmorë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se krijimi dhe esenca e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), janë të lidhura ngushtë me familjen Jashari.

Kjo deklaratë erdhi pas homazheve në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, për nder të 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

“Familja Jashari ka pasur të mishëruar në zemrat dhe shpirtin e saj një të vërtetë që shpëtoi popullin e Kosovës. E kjo e vërtetë është se liria nuk fitohet pa armë në dorë dhe nuk fitohet pa i dhënë dëshmorët e vet”, ka theksuar Konjufca.

Kryekuvendari Konjufca, bashkë me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe personalitete të tjera politike, vendosi lule në nderim të sakrificës së familjes Jashari, duke nderuar 27-vjetorin e ngjarjeve të rëndësishme për historinë e Kosovës.