75 Mall Live Search
16:55 / E Enjte, 06 Mars 2025 / Z S

Ekstradohet nga SHBA, oficeri i shpallur në kërkim ndërkombëtar për korrupsion e nxjerrje të sekretit shtetëror

Është arrestuar në SHBA një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

56-vjeçari Fatbardh Lala, oficer i Policisë Gjyqësore, ishte në kërkim në Shqipëri, për vepra penale në fushën e korrupsionit dhe nxjerrjes së sekretit shtetëror.

Fatbardh Lala u ekstradua rreth orës 15:00 të ditës së sotme, raporton A2CNN.

Urdhër arresti ndaj Lalës është dhënë nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), për t’u përballur me akuzat dhe sistemin e drejtësisë në Shqipëri.