Fshati Bardhosh mbulohet nga mbeturinat

Fshati Bardhosh ngjason në një deponi mbeturinash.
Në adresë të Indeksonline kanë ardhur disa imazhe që e pasqyrojnë situatën në këtë fshat i cili ndodhet jo shumë larg kryeqytetit. Kjo nuk është hera e parë që ky lokacion mbulohet nga mbeturinat.
Theksojmë se muaj më parë Komuna e Prishtinës kishte marrë një iniciativë për pastrimin e kësaj zone, mirëpo siç shihet edhe në fotot e siguruara nga Indeksonline gjendja mbetet e mjerushme./IndeksOnline/

Mbetët të shihet nesë përsëri Komuna e Prishtinës do të marrë iniciativë për pastrimin e fshatit Bardhosh./Indeksonline/