Nesër SHKK-ja mban ceremoninë solemne të diplomimit të gjeneratës së 45-të të kadetëve

Gjatë ditës së nesërme Shërbimi Korrektues i Kosovës do të mbajë ceremoninë solemne të diplomimit të gjeneratës së 45-të të kadetëve.
Kjo ngjarje shënon përmbylljen e suksesshme të trajnimit bazik për oficerë korrektues.
Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Ceremonia solemne nis nga ora 10:00./Indeksonline/