Maqedonci: Së shpejti pritet të ndërtohet fabrika e municionit dhe dronëve

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka takuar ambasadorin e Republikës së Turqisë, Sabri Tunç Angili.
Maqedonci ka thënë se me ambasadorin e Turqisë ka biseduar për çështjen e bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Ai bëri të ditur se së shpejti pritet të ndërtohet fabrika e municionit dhe dronëve “Made in Kosova” përmes marrëveshjes së nënshkruar me kompaninë shtetërore turke MKE./Indeksonline/