75 Mall Live Search
07:42 / E Premte, 07 Mars 2025 / Z S

Edi Rama uron mësimdhënësit me rastin e 7 marsit

7 Marsi, njihet si festa e Mësuesit, dhe festohet në të gjitha shkollat dhe universitetet.

Është një ditë simbolike për të kujtuar e vlerësuar mësuesit për përkushtimin e tyre në mësimdhënie dhe në përgatitjen e brezave të ardhshëm.

E me këtë rast i pari i qeverisë së Shqipërisë Edi Rama ka uruar mësimdhënësit me rastin e 7 marsit.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shprehu mirënjohjen e tij për mësimdhënësit.

“Mirëmëngjes, dhe me mirënjohjen për mësuesit, që me durim dhe përkushtim mbjellin e kultivojnë farën e dijes tek fëmijët tanë, ju uroj atyre Gëzuar 7 Marsin dhe të gjithëve ju një ditë të mbarë”, shkroi ai./Indeksonline/