Inter Miami funksionon edhe pa Messin, fiton ndaj Cavalierit / Suarez shënon gol

Skuadra e Inter Miamit ka fituar ndeshjen e parë në 1/8 e finales në CONCACAF Champions Cup, me shifrat 2:1 ndaj Cavalier-it.
Gol në këtë sfidë shënoi sulmuesi uruguaian, Luis Suarez, shkruan Indeksonline
Kurse te goli i parë i shënuar asist bëri ish-mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets.
Në këtë ndeshje mungoi Lionel Messi, të cilit trajneri Mascherano i kishte dhënë pushim.
Ndeshja kthyese ndaj Cavalier-it zhvillohet më 14 mars./Indeksonline/