75 Mall Live Search
11:23 / E Premte, 07 Mars 2025 / H F

Imri Ahmeti njofton nisjen e punimeve në një projekt të rëndësishëm për Lipjanin

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti me anë të një statusi ka njoftuar se sot fillon ndërtimi i qendrës së re kulturore.

Ky projekt, sipas Ahmetit i financuar ekskluzivisht nga buxheti i komunës, do të ofrojë ambiente të përshtatshme për aktivitete të ndryshme kulturore.

“Ky projekt, i financuar ekskluzivisht nga buxheti i komunës, do të ofrojë ambiente të përshtatshme për aktivitete të ndryshme kulturore, duke krijuar kushte më të mira për krijuesit, artistët dhe të rinjtë që janë pasionuar pas artit dhe kulturës. Objekti do të ketë 5,670 metra katrore.”, ka bërë me dije Ahmeti.

Statusi i plotë:

Sot fillon ndërtimi i qendrës së re kulturore në qytetin tonë! 🎭📖🎶

Me krenari nisim sot ndërtimin e qendrës së re kulturore – një hapësirë moderne dhe shumëfunksionale që do të plotësojë nevojat e komunitetit të kulturës dhe të gjithë dashamirësve të artit në qytetin tonë.

Ky projekt, i financuar ekskluzivisht nga buxheti i komunës, do të ofrojë ambiente të përshtatshme për aktivitete të ndryshme kulturore, duke krijuar kushte më të mira për krijuesit, artistët dhe të rinjtë që janë pasionuar pas artit dhe kulturës. Objekti do të ketë 5,670 metra katrore.

Puna për ndërtimin e këtij objekti të rëndësishëm pritet të përfundojë deri në fund të vitit të ardhshëm, duke sjellë një qendër kulturore të nevojshme për qytetin tonë.

Urime të gjithë qytetarëve!