‘Porsche’ humb kontrrollin dhe përplas 5 vetura në Vlorë

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Vlorë.
Një makinë tip Porsche, duke lëvizur me shpejtësi të lartë, ka humbur kontrollin dhe ka goditur pesë automjete të tjera. Ngjarja ka ndodhur pranë paraburgimit .
Si pasojë, shoferi ka mbetur i plagosur dhe është transportuar menjëherë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit./euronews.al/