75 Mall Live Search
20:39 / E Shtunë, 08 Mars 2025 / MSH

Barcelona-Osasuna, nuk luhet ndeshja!

Barcelona-Osasuna nuk do të luhet sot.

Ndeshja ishte paraparë të fillonte në orën 21:00, por që është shtyrë.

Sipas informacioenve jo-zyrtare që po qarkullojnë në rrjete sociale, një pjesëtar i stafit mjekësor të Barcelonës ka ndërruar jetë.

Ai ishte me ekipin në hotel, kur u nda nga jeta. Të gjithë lojtarët dhe pjesëtarët e ekipit janë të shokuar nga kjo gjë dhe kanë bërë kërkesë që të shtyhet ndeshja.

Nga ekipi katalunas akoma nuk kanë dalur me ndonjë njoftim zyrtar rreth kësaj çështjeje.