Dani Olmo me mesazh emocionues për vdekjen e mjekut: Vështirë të besosh, më mungon!

Mjeku i klubit të Barcelonës, Carles Minarro Garcia ndërroi jetë pak orë më parë.
Të gjithë te klubi katalunas u trishtuan me lajmin, pak minuta para se të luanin ndaj Osasunas, ndeshje kjo që nuk u zhvillua, shkruan Indeksonline
Dani Olmo përmes rrjeteve sociale ka bërë një postim emocionues në lidhje me vdekjen e mjekut.
“Është shumë e vështirë të besosh dhe të pranosh atë që ndodhi, faleminderit Carles, faleminderit për gjithçka që ke bërë për mua”. Jo vetëm këtë vit, por gjatë gjithë karrierës sime sportive, më mungoni shumë, gjithmonë në zemrat tona”, ka shkruar mesfushori spanjoll
Kujtojmë që në mediat spanjolle raportohet se mjeku pati një sulm në zemër./Indeksonline/