75 Mall Live Search
16:52 / E Diele, 09 Mars 2025 / FR

Klinika kosovare Trandevue lë pas klinikat evropiane dhe fiton çmimin prestigjioz në Stamboll

Një tjetër arritje madhështore për Kosovën në skenën ndërkombëtare! Klinika Trandevue ka fituar çmimin “Klinika më e Mirë Evropiane për Mbjelljen e Flokëve” në ceremoninë prestigjioze të “The Best European Awards”, e mbajtur në Çırağan Palace, Stamboll.

Ky vlerësim i rëndësishëm tregon përkushtimin, cilësinë dhe standardet e larta që klinika Trandevue aplikon në fushën e transplantit të flokëve. Në konkurrencë me klinikat më të njohura nga e gjithë Evropa, Trandevue u vlerësua për kujdesin e personalizuar ndaj pacientëve, rezultatet e jashtëzakonshme dhe profesionalizmin e ekipit të saj.

“The Best European Awards” është një event i njohur që prej dekadash mbledh personalitete të famshme dhe marka elitare nga e gjithë Evropa. Në ceremoninë e këtij viti, përveç Trandevue, u nderuan edhe emra të njohur si Wanda Nara, Orhan Gencebay, Gulben Ergen, Wilma Elles, Ebru Polat, Mujdat Gezen, Halil Ergun, Coskun Sabah, Ivana Sert, Ozge Ulusoy, Ilyas Yalcintas, dhe shumë të tjerë.

Në një garë të fortë me klinika të tjera evropiane, Trandevue arriti të triumfojë duke marrë vlerësime të larta nga juria, e cila bazoi vendimin e saj në disa kritere kyçe: përkujdesja maksimale ndaj pacientëve, rezultatet natyrale dhe të qëndrueshme, profesionalizmi i stafit mjekësor dhe infrastruktura moderne e klinikës.

Ky çmim është një dëshmi e qartë se cilësia dhe inovacioni në shëndetin estetik po zhvillohen me hapa të mëdhenj në Kosovë. Me teknologjinë më të avancuar dhe një ekip të specializuar, Trandevue e bën këtë sukses jo vetëm një fitore për klinikën, por edhe një moment krenarie për gjithë vendin.