75 Mall Live Search
17:43 / E Diele, 09 Mars 2025 / FR

Von der Leyen: BE-ja nuk sheh nevojën për të rrezikuar marrëdhëniet me SHBA-të

Është një marrëdhënie krejtësisht e ndryshme me Shtetet e Bashkuara se sa me Kinën”, tha ajo në një konferencë shtypi në Bruksel të dielën.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se edhe pse “siguritë prej disa dekadash po shkatërrohen” në marrëdhëniet e Evropës me vendet e tjera, nuk ka asnjë arsye për të rrezikuar marrëdhëniet e bllokut me SHBA-të.

Von der Leyen ka udhëhequr një ndryshim në marrëdhëniet e Bashkimit Evropian me Kinën, të cilin ajo e ka përshkruar si mos-rrezikuese, por jo shkëputëse nga Pekin-i.

Edhe me ndryshimet e papritura dhe shqetësuese të politikës së jashtme dhe të mbrojtjes nën Presidentin e SHBA-ve Donald Trump, ajo tha se përgjigja është një “jo e prerë” nëse një strategji e ngjashme nevojitet aktualisht ndaj Washington-it.

“Është një marrëdhënie krejtësisht e ndryshme me Shtetet e Bashkuara se sa me Kinën”, tha ajo në një konferencë shtypi në Bruksel të dielën.