75 Mall Live Search
18:51 / E Diele, 09 Mars 2025 / G T

Babai i Etnik Brrutit me reagim të fortë për ata që e quajtën “tradhtar” djalin e tij: Vendim që buron nga dashuria për kombin!

Futbollisti i Malishevës, Etnik Brruti ka vendosur të përfaqësoj Kombëtaren e Shqipërisë. Pikërisht për këtë vendim dje pati shumë reagime në rrjetet sociale, madje disa e quajtën edhe “tradhtar”.

Babai i futbollistit, Besniki përmes rrjeteve sociale ka bërë një reagim të fortë në lidhje me vendimin e djalit të tij që të ardhmen të luaj për fanellën “kuqezi”, shkruan Indeksonline

Ai thotë se këtë vendim djali i tij e mori me bindje të fortë dhe dashuri të madhe për kombin.

Reagimi i plotë i babait të futbollistit:

“Tradhtarë janë të gjithë ata që i thonë tradhti mbrojtjes së flamurit të Adem Jasharit , Zahirit, Agimit e të gjithë dëshmorëve të rënë për liri!

“Biri im ka marrë një vendim që buron nga bindjet e tij dhe dashuria për kombin. Ai nuk e ka refuzuar Kosovën, por ka zgjedhur të luajë për kombëtaren Shqiptare, për flamurin me të cilin i kemi mbështjellë dëshmorët tanë.

“Kjo nuk është tradhti, por besnikëri ndaj idealit për të cilin kemi luftuar.

“Të gjithë ata që sot e gjykojnë duhet ta dinë se askush nuk mund të na japë leksione për atdhedashuri dhe sakrificë për Kosovën. Askush nuk ka të drejtë të vërë në dyshim vendimin e Brrutit, i cili me zemër dhe shpirt po ndjek rrugën e tij, duke mbrojtur vlerat kombëtare.

“Për ne, Kosova dhe Shqipëria nuk ndahen, sepse jemi një komb, një gjak dhe një histori!”