75 Mall Live Search
21:20 / E Diele, 09 Mars 2025 / FR

Vdes zyrtari i Policisë së Kosovës, Përparim Saraqini

Pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë polici i trafikut në rajonin e Gjakovës, Përparim Saraqini.

46-vjeçari, nga komuna e Gjakovës ishte edhe Veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Familjarët e tij kanë bërë të ditur se varrimi i të ndjerit bëhet nesër në orën 15:00, në varrezat tyrbes së shejh Fetahut në Gjakovë./IndeksOnline/