75 Mall Live Search
08:23 / E Hënë, 10 Mars 2025 / Z S

Kurti e Nagavci shkojnë në Roganë, marrin pjesë në vendosjen e gurthemelit të çerdhes së re

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci sot gjatë ditës do të qëndrojnë në Roganë.

Të dy së bashku do të marrin pjesë në në vendosjen e gurthemelit të çerdhes së re në Roganë.

Sipas njoftimit vendosja e gurthemelit të çerdhes së re në Roganë do të bëhet në ora 13:00.

Po ashtu sipas njoftimit është bërë e ditur se në ora 10:00, Kurti do të marrë merr pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ku do të prezantohet Rrjeti i Grave në Pozita Vendimmarrëse në Administratë Publike dhe institucione te pavarura./Indeksonline/