75 Mall Live Search
08:39 / E Hënë, 10 Mars 2025 / Z S

Sot nisin punimet në sheshin ‘’Xhorxh Bush’’

Gjatë ditës së sotme pritet të nisin punimet në rrugën ‘’Xhorxh Bush’’.

Me këtë rast do të marrin pjesë Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama si dhe disa drejtor nga Komuna e Prishtinës.

Sipas njoftimit punimet do të nisin nga ora 09:00.

Punimet për ndërtimin e sheshit “Xhorxh Bush” në Prishtinë, të cilat parashihen të zgjasin një vit do të përfshijnë hapësirën prej katedrales “Nëna Terezë” deri te sheshi “Zahir Pajaziti”.

Ndryshe, ndërtimi i sheshit “Xhorxh Bush”, Komunës së Prishtinës do t’i kushtoj 18,4 milionë euro./Indeksonline/