Rice: Do të japim gjithçka deri në fund të sezonit

Declan Rice ishte heroi i ndeshjes për Arsenalin ndaj Manchester Unitedit.
Mesfushori anglez, shënoi golin e barazimit në minutën e 74-të të ndeshjes duke shpëtuar “Topçinjtë” nga humbja.
Mirëpo ky barazim mund të jetë një hap mbrapsht për Arsenalin në luftën për titull, pasi që janë 15 pikë larg liderit, Liverpoolit.
Por Rice, është shprehur optimist për mundësitë e Arsenalit, ku tha se do të luftonin deri në fund të sezonit.
“Do të japim gjithçka deri në fund të sezonit. Liverpooli ka qenë i mrekullueshëm, merita për ta. Nuk ka mbaruar ende. Ne duhet të vazhdojmë të shtyjmë, ne jemi Arsenali”. “Ka ende shumë për të luajtur”, u shpreh Rice./IndeksOnline/