Caktohen gjyqtarët e javës së 24-të, ky gjyqtar drejton Drita-Ballkani

Gjatë ditës së sotme janë caktuar edhe gjyqtarët që do të drejtojnë në ndeshjet e javës së 24-të.
Në kryendeshjen e javës, atë mes Dritës dhe Ballkanit ju besua gjyqtarit, Bardh Ajeti.
Atij do t’i bashkohen Edmond Zeqiri, Zgjim Rrahimi dhe Dylot Brahimi si asistentë.

Genc Nuza, do të jetë i angazhuar dhe Lumturije Muhadri do të jenë të angazhuar në sistemin VAR.
Kujtojmë se superderbi mes Dritës dhe Ballkanit, do të zhvillohet nesër në orën 14:00 dhe me shumë mundësi mund të jetë edhe ndeshja që mund të vendos titullin./IndeksOnline/