Vidhet një orë e shtrenjtë në Ferizaj, hajnat dyshohet se ishin të huaj (Pamje)

Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një vjedhje në një dyqan në Ferizaj.
Në pamjet e siguruara nga IndeksOnline shihet se si dy persona të dyshuar, bashkëpunojnë për këtë vjedhje.
Në videon shihet si mos më mirë, se si personi me xhaketë (ngjyrë kafe) vjedhë një orë dore.
IndeksOnline ka biseduar me pronarin e këtij biznesi. I njëjti pa dashur të identifikohet ka zbuluar pak detaje nga kjo vjedhje e kryer në biznesin e tij.
“Po ora që ka vjedhur ka kushtuar 130-150 euro. Ata nuk janë kosovarë, i kam dëgjuar duke folur gjuhë tjetër. Mund të jenë afganzë ose shtetas turk”, ka thënë shkurt ai për IndeksOnline.