Petkoviq i regon Konjufcës: Me të drejtë e cilëson Rashiqin jo serb, atë e futi Kurti në Parlament

Kryenegociatori i Serbisë për dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq ka komentuar deklaratën e kryeparlamentarit të Kosovës, Glauk Konjufca se Lëvizja Vetëvendosje do që ta formojë qeverinë e re të vendit vetëm me pakicat joserbe.
Petkoviq tha se Konjufca me “të drejtë” e cilësoi Rashiqin si “joserb”.
“Glauk Konjufca thotë se qeveria e dytë e Kurtit u formua me “pakicat joserbe” dhe se ky është sërish synimi i Kurtit”, shkroi Petkoviq në X.
“Për herë të parë, Konjufca ka të drejtë, pasi e ka cilësuar Rashiqin si përfaqësues joserb. Kurti e dinte mirë se çfarë po bënte kur, me votat e shqiptarëve, e futi Rashiqin me mashtrim në parlament!”, shtoi ai.
Глаук Коњуфца каже да је друга Куртијева влада формирана с “несрпским мањинама” и да је то Куртијев циљ и сада.
— Петар Петковић (@PetkovicPetar) March 10, 2025
Први пут Коњуфца је у праву, пошто је Рашића сврстао у несрпског представника. Знао је Курти шта ради кад је албанским гласовима на превару убацио Рашића у парламент! https://t.co/8ngYefEYhE