75 Mall Live Search
16:28 / E Hënë, 10 Mars 2025 / FR

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, përplaset kamioni me një veturë

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në autostradën “Ibrahim Rugova”, saktësisht afër daljes në Duhël.

Sipas pamjeve, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.

Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar në këtë aksident.

Në vendin e ngjarjes ka arritur autoambulanca dhe policia ku po merren me rastin.

Më poshtë mund të shihni pamjet./IndeksOnline/