Veliaj agjërim në qeli, Berisha: Zoti ia pranoftë edhe atij, ta pastrojë shpirtin duke…!

Pas fjalës së tij të fortë në parlament, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dhënë një koment për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili njoftoi fillimin e agjërimit për muajin e Ramazanit.
Berisha, në fjalën e tij për mediat jashtë kuvendit, e ka komentuar këtë veprim të Veliajt si një akt personal, por ka shtuar se “Zoti ja pranoftë agjërimin, por edhe vjedhjet e tij le t’i dorëzojë, t’ua japë atyre që ua ka marrë, që të pastrojë shpirtin”.
Në fjalët e tij, Berisha ka theksuar se në doktrinën e Islamit “edhe një moment po të lutesh te Zoti, ai të pranon”, duke sugjeruar që Veliaj, përveç agjërimit, duhet të shlyejë edhe veprimet e tij të tjera për të arritur pastrimin shpirtëror.